UEFA ka bërë publike agjendën e sfidës Shqipëri-Islandë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset “Euro2020”, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Dëshira për të parë ekipin Kombëtarë sërish në kryeqytet është shumë e madhe, por tifozët kuqezi duhet të presin ende.
Kjo pasi, “Arena Kombëtare”, e cila ishte parashikuar që të hapej në ndeshjen kundër Moldavisë, u shty në një afat tjetër, por edhe në afatin e ri të vendosur nuk arriti që të përmbushë kushtet.
Për momentin shtëpia e tyre do të vijoj të jetë “Elbasan Arena”, stadium ky i cili do të mirëpres sfidën e 5-të të Kombëtares në kualifikueset “Euro2020”, ndeshje e cila do të zhvillohet më 10-të shtator.
Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e 4-ët në kuotën e 6-të pikëve pas dy humbjeve dhe dy fitoreve.