Nën kryesimin e zv. kryeministrit njëherësh Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi në zyrat e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, është mbajtur takimi me zyrtarët e lartë të AKP-së, më të cilët u diskutuan një numër i çështjeve që lidhen drejt për drejtë me ligjin për investime strategjike.
Në këtë takim koordinues të realizuar për përcaktimin e aseteve që do të hyjnë brenda kornizës së investimeve strategjike, prezent ishin edhe zv. Kryeministri Fatmir Limaj, kryesuesi i Bordit të AKP, Petrit Gashi dhe drejtori i AKP, Ekrem Hajdari.
“Ne jemi të interesuar që të përparojmë me proceset si Brezovica, Grandi, dhe asete të tjera me interes të veçantë. Së bashku besoj që mund të shtyjmë proceset me interes për vendin tonë përpara”, tha zv. Kryeministri Gashi në hapje të takimit.
Në fund të takimit palët u dakorduan që të realizojnë edhe një takim të radhës ku do të diskutohen projektet individuale, dhe do të dilet edhe me rezultate konkrete.