DYLON

Ministri i FSK-së dhe komandanti i FSK-së takojnë gjeneralin Turello

Ministri i FSK-së dhe komandanti i FSK-së takojnë gjeneralin Turello
Avatar photo Redaksia

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë pritur (10.05 2018) në MFSK zëvendësshefin  e Politikave dhe Planeve të  Komandës së Bashkuar për Evropë të ushtrisë së SHBA-ve gjeneral brigade Michael Turello, i cili shoqërohej nga një delegacion i gjerë i ushtarakësh.

Gjenerali Turello është ngarkuar të marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “Shqiponja-6” nga Komandanti i  Komandës së Bashkuar për Evropë të ushtrisë së SHBA-ve.

Ministri Berisha ka falënderuar gjeneralin Turello për gjithë ndihmën që kanë dhënë dhe që janë  duke dhënë SHBA-të për Kosovën dhe posaçërisht për FSK-në. Ai me këtë rast e ka informuar  gjeneralin  Turello me të arriturat e FSK-së, duke theksuar  se FSK për të pestin (5) vit radhazi, nga publiku vendorë është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë, për shkallën e mirë të integrimit të komuniteteve pakicë, i cili aktualisht është mbi 10 %, integrimin e suksesshëm të komunitetit serb dhe posaçërisht edhe të serbëve nga veriu i Kosovës, përfaqësimin e mirë të gjinisë femërore e cila është mbi 8% duke theksuar faktin se nga marsi i këtij viti kemi femrën e parë që bartë gradën e gjeneralit. Ministri Berisha ka folur edhe për nivelin e mirë të bashkëpunimit me shtetet fqinje dhe të rajonit, angazhimin në kartën e Adriatikut A-5 ku Kosova dhe FSK pretendojnë të kenë statusin e pjesëmarrësit me të drejta të plota. Kurë bashkëpunimi është i mirë dhe i gjerë në mes të shteteve të rajonit edhe situatat  emergjente mund të përballohen më lehtë.

Nga ana e tij gjenerali Turello ka përgëzuar ministrin Berisha dhe FSK për arritjet e deri tashme. Ai ka premtuar se shkalla e bashkëpunimit dhe ndihmës së ushtrisë së SHBA-ve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke nënvizuar se pjesëmarrja e Kosovës në mekanizmat rajonale të sigurisë është një çështje vitale për sukseset e rajonit.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.