Beqiri e vlerëson si tejet pozitive themelimin e Federatës së Motoçiklizmit

Beqiri e vlerëson si tejet pozitive themelimin e Federatës së Motoçiklizmit

Në Prishtinë është themeluar Federata e Motoçiklizmit e Kosovës FMK, me këtë rast janë zgjedhur edhe organet udhëheqëse për mandatin katërvjeçar.

Kryetar i kësaj federate është zgjedhur Nuhi Llugaxhiu, nënkryetar Alban Beqiri e Artan Spahiu e sekretar, Elton Xhemajli. Gjithashtu u zgjodhën edhe anëtarët e bordit.

Nënkryetari i parë i kësaj federata, gjilanasi Alban Beqiri, ka thënë për 2LONLINE, se themelimi i kësaj Federate do të thotë shumë për këtë sport, e ka uruar Llugaxhiun për marrjen e besimit për të qenë kryetar i Federatës, ndërkohë që ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën edhe atë me votë, për pozitën e nënkryetarit të parë, që tani e tutje do ta ketë në Federatë, me premtimin se punën do ta kryej me përkushtim të plotë.

“Falënderoj te gjithë përfaqësuesit e klubeve të cilët më votuan në mënyrë unanime. Do të vazhdojmë me punë të hairit për këtë sport atraktiv”, ka thënë Beqiri.

Përndryshe, tani kjo Federatë do të bëjë edhe organizimin zyrtarë të garave në motoçiklizëm, për të cilin sport, interesimi është i madh dhe se vije e shtohet.

KOMENTE