Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale (DSHMS), Aurorë Osmani Buca, së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi, mirëpritën në takim zyrtaret nga Misioni i OSBE në Kosovë znj. Fabiola Bregu dhe znj. Vjosa Emini.
Temë diskutimi ishte mirëqenie sociale e komuniteteve në komunën e Gjilanit, e me theks komuniteti rom.
“Shumë shpejt do të realizohet edhe takimi i përbashkët me përfaqësuesin e këtij komuniteti, si pikë fillestare në ndërtimin e informimit të drejt rreth aspektit gjithëpërfshirës të punës sociale”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së. /2LONLINE/