DYLON

Isufi: Vizituam Vebi Halilin nga Malisheva, një fermer i përkushtuar ndaj veprimtarisë së kultivimit të frutave të imta

Isufi: Vizituam Vebi Halilin nga Malisheva, një fermer i përkushtuar ndaj veprimtarisë së kultivimit të frutave të imta
Avatar photo Redaksia

“Fermerët në vazhdimësi po vizitohen nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, ku nga afër po njoftohen me veprimtaritë e fermerëve në gjithë territorin e Komunës së Gjilanit”, ka thënë Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Gjilanit.

Ai bëri me dije se kanë vizituar Vebi Halilin nga fshati Malishevë një fermer i përkushtuar ndaj veprimtarisë së kultivimit të frutave të imta.

EkoHigjiena

Vebiu ishte pjesëtarë i FSK-së, tani në pension, gjithashtu punon një sipërfaqe totale prej 18 hektarësh ndër të cilat mbi 10 ha me grurë, 6 ha me misër , 0.52 ha me qepë, 0.28 ha me kumbull dhe 0.63 ha me mjedër.

Gjatë vizitës na shoqëroi edhe Nagipi i cili pas pensionimit nga Fsk-ja po merret me bujqësi, ka bërë me dije drejtori Isufi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.