DYLON

Zgjedhet kryesia e re e Këshillit të Nxënësve

Zgjedhet kryesia e re e Këshillit të Nxënësve
Avatar photo Redaksia

Janë mbajtur zgjedhjet për Këshillin e Nxënësve në Komunën e Gjilanit, ku është zgjedhur edhe kryesia e re.

Nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku, i përshëndeti nxënësit në emër të kryetarit Alban Hyseni, duke iu premtuar mbështetje.

EkoHigjiena

“Komuna e Gjilanit, do të jetë në përkrahje tuaj, me qëllim që ju të keni një zë më të rëndësishëm në vendimmarrje”, tha nënkryetarja e Gjilanit.

Drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu, u zotua se do të jenë të hapur në çdo kohë për përkrahjen e Këshillit të Nxënësve dhe se do të shpeshtojnë takimet.

Pas prezantimit të planeve të punës nga kandidatët për përfaqësues komunalë, Kuvendi i Anëtarëve zgjodhi Kryesinë e Nxënësve të Gjilanit, rrjedhimisht edhe përfaqësuesit në KNK.

Andi Jashari – kryetar

Altin Ukshini – nënkryetar

Drejtoria i Arsimit, falënderoi Kosovar Youth Council (KYC), Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) dhe organizatën LENS që, në bashkëpunim me Unicef Kosovo Programme, janë duke zbatuar projektin “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave dhe shoqërive gjithëpërfshirëse – YESS”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.