DYLON

Drejtori i Bujqësisë hap zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në Komunën e Gjilanit

Drejtori i Bujqësisë hap zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në Komunën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, bashkë me zyrtarë të tjerë kanë parë nga afër fillimin e korrjes në fshatin Nasal te fermeri i vyshëm Nexhmedin Selimi.

Ai tregoi se kanë nisur fushatën e korrje-shirjeve.

EkoHigjiena

“Si komision komunal, do ta mbikëqyrim dhe do t’i monitorojmë korrje-shirjet, do të jemi pranë fermerëve dhe kombajnerëve. Shpresoj që ky vit të jetë më i mirë dhe të ketë më shumë bereqet”, tha Isufi.

Drejtori i Bujqësisë i premton fermerëve për rritjen e mbështetjes së vazhdueshme për ta me të gjitha kapacitetet komunale.

Ndërsa fermeri Nexhmedin Selimi, i cili ka 9 hekterë me grurë ka nisur me korrjen.

“Me rendimetin jemi të kënaqur, ku për një hektarë sjell mbi 5 tonë”, tha Selimi.

Sipas tij, sivjet nuk kanë pasur dëme nga shirat dhe kjo është arsye e rezultateve të mira të rendimentit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.