DYLON

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, znj. Heleni Vakali.

Fillimisht, zëvendëskryeministri Bislimi i uroi mirëseardhjen znj. Vakali, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me zyrën greke dhe duke vënë në pah mundësitë për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe marrëdhënieve mes dy vendeve.

EkoHigjiena

Më tej, u cek angazhimi dhe progresi i Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe dinamikat përgjatë këtij viti, duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe objektivat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Ambasadorja Vakali u shpreh se Greqia mban marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe se ato janë zhvilluar në një nivel më të avancuar. Theksoi se ndjehet e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim bilateral.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi znj. Vakali për takimin. Njëkohësisht theksoi rolin e rëndësishëm, që Greqia ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu gatishmëri të plotë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Poashtu, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se tani është momenti i duhur që Greqia t’iu bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.