Me shpikjen e iPhone dhe një sërë teknologjish të reja mjaft impresionuese, fëmijët e sotëm nuk dinë asgjë për pajisjet e thjeshta që i kemi dashur aq shumë pak kohë më parë.
Pra, çfarë mund të ndodhë kur fëmijëve të vegjël u tregohen teknologjitë e vjetra, dhe a do të kishin kohë për to?
Tim Gilbert, nga “The Today Show”, ka vizituar një shkollë në Sidnej për tu prezantuar nxënësve të vegjël tre objekte kryesore të kohës së shkuar, një Walkman, një Nintendo Gameboy dhe një telefon GPO Carrington.
Kur iu prezantuan këto objekte për herë të parë, një prej vajzave i tha se kishte parë si këto në muzeun Powerhouse, para se secili prej tyre të përdorte telefonin.
Një prej djemve i bëri mjaft përshtypje Gameboy i Nintendos aq sa e quante gjëja më e mirë për të luajtur.
Më qesharake për fëmijët ishte Walkman. “Nëse do të ishte një aplikacion në telefon do të ishte një nga shumë aplikacionet e muzikës”, thotë një vogëlushe.
Dikush tjetër e quan listën e këngëve në koverin e kasetës si “playlist” teksa dikush tjetër thotë se si mund të jetë jetuar në kohën kur përdoreshin këto.
Burimi: TOP CHANNEL