• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë, në UKZ ligjëron ministri Bajrami

Redaksia 2LONLINE 17 Shkurt, 2017 2 min
 Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë, në UKZ ligjëron ministri Bajrami
Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë, në UKZ ligjëron ministri Bajrami

Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami,  ka qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”. Ai është pritur nga Rektori i Universitetit, Bajram Kosumi dhe  stafi tjetër drejtues, për të vazhduar më pas me ligjëratën  para personelit akademik, administrativ dhe studentëve , me temën “Pavarësia  Kosovës, faktor stabiliteti në rajon”.

Fillimisht Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” pas i ka dëshiruar mirëseardhje Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,  ka uruar të gjithë pjesëmarrësit dhe mbarë shqiptarët kudo që janë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovë. Rektori  Bajram Kosumi ka thënë se 17 shkurti është datë e rëndësishme ku u kurorëzua puna shumë vjeçare e popullit tonë. Ai ka thënë se nuk ka shqiptarë që nuk ndihet krenar kur kujton 17 shkurtin, e sidomos ata që i takojnë kësaj date historike.

Kurse në ligjëratën e tij me temën“Pavarësia  Kosovës, faktor stabiliteti në rajon” , Ministrit Arsim Bajrami tha se ndjehet i kënaqur që në përvjetorin e 9-të të pavarësisë ka rastin të ndajë para  studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” disa nga përshtypjet lidhur me rëndësinë e kësaj date historike për vendin.

Ministri Bajrami tha se, janë me fat gjeneratat të cilat kanë përjetuar shpalljen e pavarësisë dhe se, për këtë meritat më të mëdha i kanë të rënët e luftës së fundit. Ministri Bajrami, ndër të tjera, vlerësoi lartë edhe rolin e studentëve, si paraprirës të themelimit të një baze të fortë të akademikëve dhe profesorëve për shtet ndërtimin e Kosovës.

Ministri Bajrami po ashtu ka thënë se, MAShT do të hartojë politika të cilat do të ndihmojë që universitetet tona të jenë promotor të zhvillimit ekonomik të vendit.

Për nderë të 9 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës,  Universiteti “Kadri Zeka”  ka organizuar edhe një ekspozitë me vepra të artit pamor të autorit dhe ligjëruesit Ahmet Ibrahimi dhe studentëve të Fakultetit të Edukimit.

Etiketa:Gjilan Kadri Zeka kryesore ligjerate ministir Bajreami Universiteti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lugina

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022
N'rrjet

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj.

30 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

30 Qershor, 2022

Kuvendi i Gjilanit e miraton KAB-in 2023-2025, opozita nuk merr pjesë në seancë   

30 Qershor, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje

30 Qershor, 2022

VIDEO: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

29 Qershor, 2022

Kuvendi i Gjilanit e ndërpret seancën për mungesë kuorumi pasi opozita e braktisi atë  

29 Qershor, 2022

Gjilan: Policia me kampanjë vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

29 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com