DYLON

Hyseni: Shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë po na presin

Hyseni: Shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë po na presin
Avatar photo Redaksia

“Shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë po na presin, falë bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit Kadri Zeka”, ka  thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai ka bërë me dije se bashkë me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Artan Dërmaku dhe stafin akademik të UKZ zhvilluan një takim të frytshëm me diskutime dhe ide inovative për shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë, veçanërisht bashkëpunimit në strategjinë “Smart City”.

EkoHigjiena

I pari i Komunës së Gjilanit tha se studentët e shkencave kompjuterike prezantuan punimet e tyre praktike të avancuara në kuadër të strategjisë Smart City, me të cilat dëshmuan edhe një herë angazhimin dhe metodat unike me të cilat punohet në këtë fakultet, me kurrikulë të bazuar në modelet më të mira evropiane.

“Sektori i teknologjisë – digjitalizimi i qytetit është një nga objektivat tona, andaj jemi më se të përkushtuar të bashkëpunojmë me studentët dhe stafin akademik të FSHK, në implementimin e projekteve që do të ndihmonin në zhvillimin e inovacionit dhe lehtësimin e ofrimit të shërbimeve cilësore në aspekt afatgjatë”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.