DYLON

Nënkryetarja Morina-Bunjaku pret në takim komisionin parlamentar për Arsim…

Nënkryetarja Morina-Bunjaku pret në takim komisionin parlamentar për Arsim…
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, në emër të kryetarit Hyseni, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Albana Demiri, kanë pritur sot në takim komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe disa përfaqësues të projektit “Aftësim për Tregun e Punës” të GIZ-it si mbështetës.

“Bashkë vizituam shkollën teknike “Mehmet Isai” ku u njoftuam për të arriturat si për arsim po ashtu edhe aftësim profesional, investim në infrastrukturë, paisje e trajnime si për mësimnxënie e  për mësimdhënie”, ka thënë nënkryetarja Morina – Bunjaku.

EkoHigjiena

Ajo ka bërë të ditur se kanë vizituar edhe njërin nga bizneset që tashmë si rezultat i bashkëpunimit kanë filluar mësimin dual, ndërkaq kanë zhvilluar një takim me rektorin e  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Artan Dërmaku dhe përfaqësues të Universitetit.​ /2LONLNE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.