DYLON

Zëvëndësministri Musa diskuton me kategoritë e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës për nevojat e tyre shëndetësore

përfaqësues të Shoqatës së Lidhjes së Invalidëve
Avatar photo Redaksia

Zëvëndësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa priti në takim përfaqësues të Shoqatës së Lidhjes së Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës dhe të Shoqatës se të Plagosurve Civil të Luftës.

Ky është takimi i dytë me radhë me këto kategori të luftës të cilat në takim kanë shprehur nevojat dhe problemet e tyre të fushës shëndetësore.

Përfaqësuesit e shoqatave kanë kërkuar që për nevojat e tyre të sigurohen proteza të gjymtyrëve dhe sipas informatave të tyre, në Kosovë janë rreth 58 raste që kanë nevojë për proteza.

EkoHigjiena

Ata u pajtuan bashkë me drejtorin e Qendrës së Ortoprotetikës si dhe me vet Zëvendësministrin Musa, që këto proteza të sigurohen nga institucionet e Kosovës, gjegjësisht nga Qendra e Ortoprotetikës e cila funksionin në kuadër të QKUK-së.

Zëvëndësministri Musa kërkoi nga shoqatat që t’i specifikojnë kërkesat në mënyrë që të ndahet një fond për blerjen e protezave për ta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.