DYLON

Zyra e IT-së në UKZ ka mbajtur trajnim për përdorimin e SMU-së

Zyra e IT-së në UKZ ka mbajtur trajnim për përdorimin e SMU-së
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të shfrytëzimit sa më të madh dhe efikas të Sistemit për Menaxhimin Universitar (SMU), është organizuar një trajnim nga zyra e IT-së më Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për studentët e vitit të parë të të gjitha fakulteteve.

Zyra e IT-së e UKZ-së, kanë ofruar sqarime për mundësitë e mëdha që ofron SMU-ja, ku kryesisht trajnimi u fokusua ne modulet si dhe në interesimet e të pranishmëve rreth përdorimit te SMU-së.

EkoHigjiena

Sipas trajnueseve, SMU-ja përbëhet prej shumë moduleve, si: Moduli i aplikimit për regjistrimin e studentëve, Moduli i notimit, Moduli i pagesave studentore, Moduli i ID kartelave të stafit dhe të studentëve, Moduli i diplomave, Moduli i sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit, Moduli i kompetencave dhe përmbajtjeve mësimore, Moduli i bibliotekës etj. Njëherësh gjatë trajnimit për SUM, u kërkua që të gjitha modulet e lartë cekura të përdoren sa më shumë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.