Teknologjia Blockchain, ndërrim epoke apo premisë për revolucion social, demokratik dhe financiar

Teknologjia Blockchain, ndërrim epoke apo premisë për revolucion social, demokratik dhe financiar

Një prolog apsurd

Sigurisht që koordinatat e mia orientuese kohore dhe hapsinore ishin të gabuara, kur kujtoj se diku mes moshës parashkollore dhe klasës së parë fillore, në mendjen time pata ballafaquar Skënderbeun dhe Titon. Sado apsurd që është ky ballafaqim, shikuar nga prespektiva e sotshme e sidomos nga konteksti i temës së prezantuar, sikur ia vlen të përdoret si shkas për të filluar këtë skicë.

Shkruan: Sami Haliti

Ata ishin heronj, kryetarë, më të mëdhenjtë, më të fuqishmit. Për mua që të dy kishin luftuar edhe me gjermanët edhe me turqit. Dhe e tëra që dija ishte se i pari kishte luftuar me shpatë ndërsa i dyti me pushkë.

Por, për të e zgjedhur të parin edhe mes tyre, më duhej të shkoja edhe më tej. Andaj në dilemën se cili nga ta ishte “ma i forti”, assesi nuk mund të e merrja me mend, se një njeri i shpatës, mund të ishte më i fuqishëm se ai i pushkës. Në këtë pikë shkenca ime duket se kishte funksionur mirë.

Humbjen e Skenderbeut nuk mund të e duroja, andaj zgjidhjen e gjeja në supozimin apsurd për mundsinë e shpejtësisisë së pakufishme të tij në pritjen e plumbave me shpatë. Ky skenar apsurd, pos në koken time, ndoshta do të mund të realizohej apo materializohej vetëm me mundsinë e ndonjë teleportimi kohor, apo eventualisht në ndonjë film të animuar .

Dhe deri këtu, nuk ka asgjë tragjike megjithatë. As nga prezantimi inferior i Skenderbeut. Thjeshtë kemi të bëjmë me dilemë axhamillëku të tipit, “kush asht ma i forti”.

Por, megjithatë, me gjithë faktin e apsurditetit të kësaj fantazmagorie, duket se edhe kishte diçka me përmasa reale. Që vazhdon edhe sot e gjithë ditën, bile edhe natën. Që duket se do vazhdoj përgjithmonë.

Ky është ballafaqimi i modernës dhe bashkëkohores (Titoja) dhe tradicionales (Skënderbeu).
I pari ishte aktualja perderisa i dyti i përkiste historisë.

Unë këtë kërcim kohore mes tyre nuk e hetoja, vetëm që të gjeja zgjidhjen e cila kënaqte egon time.

Një zhvendosje hapsinore dhe kohore

Në Egjiptin e sotshëm, memlukët, një formacion ky i spikatur ushtarak i një shteti Arab dhe Islam, disa qindra vite para Skënderbeut, shikuar nga prespektiva shkencore historike dhe politike “e shpëtuan civilizimin islam nga zhdukja e mundshme” (F. Fukuyama).

Superioriteti i tyre luftarak u reflektua me zgjerim marramendës të territoreve të shetit dhe civilizmit Islam, duke u bërë një nga më të famëshmit, i cili njihet në kuadër literatures së trajtimit teorik, respektivisht teorive politike dhe ushtarake lidhur me shtetin dhe i cili vlerësohet afirmativisht nga autorët më serioz.

Por, ngjau një moment tragjik i cili nuk u kuptua nga ta (Memlukët), kur të njëjtit duke u bazuar në krenarinë e fituar nga superioriteti që e kishin arritur, pra duke mos e sfiduar krenarinë e tyre prej fitimtarësh, vendosën që të mos i përdorin armët e zjarrit në fushën e betejës, të sapozbuluara në kontekst historik. Vetëm e vetëm pasi që kjo ua cenonte nderin e tyre të luftëtarit fitimtarë të pamposhtur kalorsiak.

Natyrisht, epilogu ushtarak por edhe politik i një orientimi të këtillë mund të mirret me mend, dhe nuk do shumë imagjinatë. Zhdukja nga skena historike.
Historia jep edhe shumë shembuj tjerë të ngjashëm.

Blockchain-i dhe e ardhmja e shoqërisë

Duket se që nga njeriu i parë, i cili si i tillë projektohet si pikënisje simbolike e fillimit të progresit njerëzorë, ky vlenë si rregull. Një lloj evolucioni darvinian, ku ai që adaptohet më mire, arrinë të mbijetoj , gjason me këtë koncept. Po të mos kishte progres,e edhe progres tekniko-teknologjik, nuk do të ishim këtu ku jemi.

Si shembull ilustrues p.sh shuarja sistematike e gazetave që botohen prej letre është një tregues i mire i këtij ndryshimi shoqërorë.Sepse ka dal në pah një mjet më adekuat natyrisht. Nga kjo pikpamje edhe shembujt e prezantuar më sipër,lidhur me ballafaqimin tim apsurd dhe memlukët, sado anakronik dhe jo të ndërlidhur, marrin kuptim nga një logjikë e ekzistences reale të progresit. Edhe pse nuk kanë lidhje substanciale mes Blockchain-it.

Dhe Blockchain-i, nëse nuk është sajimi apo shpikja e fundit e njeriut, sigurisht është ndër të fundit që ka ngjarë. Flitet për ndërrim epokash në internet nga ndikimi i tij. Flitet për një revolucion social i cili tanimë ka ndodhur. Revolucion ky i cili do të ketë reperkusione të pandalshme në shoqëri, si tërësi apo në shumicën e segmenteve të saj.

Shpjegimi teknik i kësaj shpikje teknologjike i takon provenienecës së fushës së teknologjisë. Më konkretisht informatikës dhe programimit. Por, shikuar nga një prespektivë jo e specializuar në kuptim të ngushtë tekniko-teknologjike, sikurse pretendon të jetë ky shkrim, mundë të konstatohet se teknologjia Blockchain-it, konsiston në gjetjen apo sajimin e një forme të tillë të programimit, apo invoacionit pogramues, i cili krijon produkte të tilla softverike (dosje elektronike) të tilla të cilat “nuk është e mundur të korruptohen dhe falsifikohen” dhe kanë tipare apo veti të dosjeve fizike.

Kompromitimi i tyre argumentohet se nuk do të mundë të ndodhë as me përdorimin e gjeneratës së ardhshme të kompjuterëve që operojnë me kju-bit (Q-Bit) parime. Si i tillë, Blokchain ngërthen kriptografinë, memorjen e shpërndarë (decentralizuar), provën e punës, dhe decentralizimin e kryeres së operacioneve apo shkëmbimit të dosjeve, dhe shumë elemente të tjera të cilat do të mundësojnë të kryhen operacione sociale e financiare mes individëve me shpejtësi marramendëse, dhe me më shumë lehtësi.

Emri Satoshi Nakamoto, është personi real apo fiktiv, i cili fillimisht ndërlidhet me krijimin e kësaj teknologjie, edhe pse tentimet në këtë drejtim duket se kanë filluar edhe më heret se nga ai. Misterioziteti i vërtetësisë së ekzistences reale të këtij personi mund të ketë rëndësi investigative (hetuesie), por jo edhe shkencore. Kjo pasi që produkti i kompiluar (sajuar) nga ai funksionon, bindshëm dhe i njejti ka rezultuar me prodhimin e valutës së parë të enkriptuar me emrin Bitcoin që në vitin 2009.

Aktualisht flitet për disa qindra, e ndoshta mijra kriptovaluta të prodhuara, nga ky ndikim i këtij sajimi softverik, të cilat janë plasuar në publik, përmes internetit, si valuta alternative.

Natyrisht se emërtimi “valutë” si i tillë duket se nuk i plotëson kriteret formale ekonomiko-juridike të një valute tradicionale, por shikuar nga një prespektivë e funksionalitetit shoqërorë, ajo tanimë veq funksionon si e tillë. Andaj ato edhe duhet fillimisht të kupohen dhe pastaj të interpretohen nga këto prespektiva specifike.

Tek e fundit vlera e parasë tradicionale (apo e një bankënote) qëndron në aftësinë të cilën ajo të e jep për shkëmbim mallrash dhe shërbimesh, përndyshe në vetëvehte e njëjta nuk ka asnjë vlerë. Thjeshtë është një letër e mbushur me ngjyrë.

Rrjedhimisht, arrijmë te konstatimi i njohur që moti se kemi të bëjmë me konventë shoqërore, e cila e determinon vlerën e parasë tradicionale si mjet pagese. Edhe teknologjia e Blockchain-it dhe kriptovalutat si koncept, Bitcoin si produkt real, aktualisht e mundësojnë një gjë të tillë, përderisa niveli i origjinalitetit dhe autenticitetit si dhe kontrollit të transaksioneve rritet edhe më shumë

Pra funksionalizimi i Blockchain-it do mvaret nga një konventë tjetër shoqërore e ardhshme po ashtu, sikurse për konventat tjera të arritura paraprakisht deri më tani. Kjo duket e pashmangshme. Por duhet theksuar se përparësia e Blochkchin është se jep mundësi shumë më të mëdha në ekstension të shoqërisë njerëzore.

Lehtë është të konstatosh se kriptovalutat janë të rrezikshme dhe si të tilla duhet shmangur nga përdorimi si ide e keqe dhe e pakontrollueshme.Kjo në emër të sigurisë sociale. Thua se paratë tradicionale nuk janë apo nuk mundë të jenë të rrezikshme dhe thua se me to nuk ka dhe nuk ka pasur kepërdorime ?

Si nga individët, po ashtu edhe nga qeveritë.

Kriptovalutat realisht paraqesin atë që mund të quhet vetëm një nënprodukt i teknologjisë së Blockchain-it. Ka shumë më shumë se kaq që mundë të relizohet nga kjo teknologji. Kjo pasi që zbatueshmëria e kësaj teknologjie nuk mbetet vetëm në sferën financiare, edhe pse ka filluar pikërisht nga valutat si produkt shoqëror më fluid apo i qarkullueshëm. Gjë kjo krejt e natrshme dhe e pritur si dukuri.

Kjo teknologji anulon e ndërmjetësit e ndryshëm në shumë fusha të tjera të aktivitetit shoqërorë, duke filluar paraja konvencionale si e tillë, nga bankat qëndore konvencionale, bankat komerciale konvencionale, agjensionet e transferimit të parave, noterët dhe ka konsekuenca revolucionare ne lëmitë sikurse shëndetësia, energjia, arsimi, siguria në dokumentet personale e deri te e drejta autoriale.
Refleksionet e aplikimit të Blockchain dhe kriptovalutave oshilojnë mes çasjes afirmative dhe hapshmërisë akceptuese ku mes entuziastëve të tillë bëj pjesë edhe unë, deri te konzervativja dhe skepticizmi ekstrem ku bëjnë pjesë pjesa tjetër e shoqërisë, dhe të cilët kanë rezerva orthodokse nëë këtë drjtim .

Ajo çka mundë të themi me siguri aktualisht, është se para se të flasim për Bitcoin-in dhe kriptovalutat tjera, si duket duhet të e kuptojmë teknologjinë quajtur Blockchainit. Të tjerat vijnë pastaj. Ky është revolucioni që na ka ndodhur para hundës.

Jam i prirur të besoj se shoqëria jonë, shteti i ynë nuk mundë të kenë ndonjë rol substancial në këto zhvillime tanimë globale, por po ashtu jam i sigurtë se zhvillimet shoqërore në të ardhmën e afërt, kjo do të thotë në 10-15 vitet e ardhshme, siguri kjo e cila te unë rrjedh nga ballafaqmi i im me parashikimet dhe konstatimet e njohësve të kësaj teknologjie, do të kenë asi ndikimi, sa që disa institucione dhe disa profesione aktuale, nëse nuk do të zhduken, do të duhet të modifikohen apo ndryshohen rrënjësisht. Gjasat që shumë monopole përfitimi të centralizuara, nëse nuk transformohen në këtë drejtim, ka gjasë që do të zhduken fare. Sikurse plisat e bardhë te shqiptarët dhe gazetat prej letre.

Argumentohet se Blochchain-i do jetë shkaku apo kontribuesi kryesorë në demokratizimin financiarë, gjë që nënkupton një çasje më e madhe dhe më të lehtë të njerëzve në shkëmbime financiare, me një kosto shumë më të lirë dhe me një shpejtësi shumë më të madhe. Disa statistika të prezantuara edhe në shtetet e zhvilluara lidhur me posedimin e llogarive bankare nga indivitet e shtresave të ndryshe të shoqërisë janë mjaftë dekurajuese.Le të mos flasim për arealin tone shqiptarë ku kjo dukuri ka përmasa edhe më të mëdha.

Për t`a përfunduar këtë skicë

Le të nisemi nga fillimi.
Shumë nga shokët e mi të fëmijërisë, të ballafaquar me këtë duel hipotetik timin që theksova në fillim, më sugjeronin humbjen e pashmangshme të Gjergjit, por unë nuk mund të e pranoja që Skenderbeu të humbiste nga Tito.

Pastaj sikur mësova, ashtu sikurse edhe mendoj aktualisht, fitorja e modernes ishte e pashmangshme.

Ajo vetëm përkohësisht mundë të ndalej, gjë që zakonisht konsiderohet si aksident historik.

Si i tillë Blockchain-i konsideroj se paraqet substratin ideor për një revolucion të pashmangshëm shoqërorë, përveq nëse dikush ka vendosur që të aplikoj çasjen e memlukëve ndaj risive teknogjike.

Gjë që, do të ishte regresion shoqërorë dhe aksident historik i radhës, po ashtu.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE