DYLON

Rreth 2 milion euro investim në arsimin dhe aftësimin profesional nga Fondi i Sfidës për Kosovën

Rreth 2 milion euro investim në arsimin dhe aftësimin profesional nga Fondi i Sfidës për Kosovën
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së granteve nga Fondi i Sfidës për Kosovën.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së granteve nga Fondi i Sfidës për Kosovën.

EkoHigjiena

Nga 23 aplikacione, 4 konzorciume kanë përfituar rreth 2 milionë euro për investime në pajisje, infrastrukturë dhe trajnime në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional që zbatojnë trajnime bashkëpunuese.

Me këtë rast, ministrja Nagavci u shpreh mirënjohëse dhe falënderuese për Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik, për iniciativën dhe financimin e këtyre projekteve përmes KCF.

Ministrja theksoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional (AAP) ende nuk ka arritur të zhvillohet dhe avancohet në mënyrë që ti mbulojë nevojat e ekonomisë me punëtorë të kualifikuar dhe për këtë një nga shkaqet, ajo përmendi edhe komunikimin dhe bashkëpunimin e dobët në mes të Institucioneve të AAP dhe ndërmarrjeve.

Ministrja Nagavci theksoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional dhe lidhja me ndërmarrjet, janë një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe ky Fond është një ndihmë e madhe për të realizuar qëllimin për ngritjen e një sistemi të fortë dhe modern të AAP.

Ministrja Nagavci përgëzoi përfituesit e këtyre granteve dhe ftoi institucionet e AAP dhe ndërmarrjet që të aplikojnë në thirrjet që do të vijnë.

Ndërkaq, Vera Baumann, shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane në Kosovë, theksoi rolin e rëndësishëm që ka AAP në zhvillimin e vendit, ndërsa u shpreh e kënaqur që Gjermania po ndihmon në këtë drejtim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.