DYLON

Gjyqtari Ramiz Azizi ka arritur moshën e pensionimit

Gjyqtari Ramiz Azizi ka arritur moshën e pensionimit
Avatar photo Redaksia

Gjyqtari Azizi sot ka arritur moshën e pensionimit, pas një periudhe prej 21 vjetësh shërbim në sistemit gjyqësor.

Ai punoi si gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore Gjilan.

EkoHigjiena

Me datë 17.04.2018 është zgjedhur kryetar i Gjykatë Themelore në Gjilan detyrë, të cilën e ka ushtruar për katër vite.

Më herët ka punuar edhe në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Departamentin për të Mitur.

Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Sistemit gjyqësor Azizi i’u bashkua në vitin 2003, kur ka filluar të punojë si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Gjilan deri në vitin 2004. Gjashtë vitet e ardhshme të karrierës së tij punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka qenë Kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan. Me datë 01.01.2013, mori detyrën e gjyqtarit Mbikëqyrës të Degës në Novobërdë, ndërsa nga muaji korrik të vitit 2013 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Përveç punës në sistemin gjyqësor, nga viti 1983 deri në 1985 ka punuar si profesor në Shkollën e Mesme Gjimnazi “Zenel Hajdini”’. Gjatë vitit 1987 ka qenë Sekretar i Shkollës Fillore “Emin Duraku”. Pastaj nga viti 1987 e deri në vitin 2002 ka punuar si Sekretar-Drejtor në Kooperativën Bujqësore “Malisheva” në Malishevë të Gjilanit. Një vit më vonë ai punoi si Zyrtar Ligjor dhe Ushtrues Detyre i Drejtorit të Gjeodezisë në Komunën e Gjilanit.

Gjykata Themelore Në Gjilan, kolegët gjyqtarë dhe stafi administrativ, gjyqtarit Ramiz Azizi, i urojnë shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.