Në mbarë vendet e zhvilluara trajtimi i veçantë e me prioritet bëhet edhe për tri kategori shoqërore, si për mjekët, policinë, por edhe për sportistët, thotë sociologu, Bekim Selishta, por që kur është në pyetje kjo kategoria e tretë, në situatën e tanishme, kur edhe vendi ynë po përballet me pandemin e koronavirusit, ata janë lënë në harresë.
Një deklaratë e tillë e sociologut Selishta është ndikuar nga gjendja e sportistëve të karantinuar në Qendrën e Studentëve, me theks të veçantë e boksierëve që ishin vendosur aty pas kthimin nga Londra.
Siç e dimë ekipi i boksit ndodhej në Londër, ku po merrte pjesë në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, por që organizatori kishte pezulluar gatrat shkaku i përhapjes së koronavirusit Covid-19. Delegacioni ishte dërguar për në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku janë mbyllur në karantinë, si masë preventive kundër COVID -19.
Selishta thotë se deri sa te ne, dy kategoritë e para, policët dhe mjekët janë me shumë angazhime e pak të mbrojtur edhe kategoria e sportistëve janë të harruar.
Ai thotë se e dimë që disa prej sportistëve janë të karantinuar në Qendrën Studentore, por ndaj tyre duhet përkujdesje permanente, jo vetëm ‘t’ia matin temperaturën por duhet të sigurohen edhe teste për ta sepse ata janë aty edhe me persona tjerë të karantinuar. Ministria e Shëndetësisë duhet të sigurojë teste për sportistët për të parë gjendjen e tyre shëndetësore, kur është në pyetje koronavirusi, siç ka siguruar teste për zyrtarë qeveritarë,
Sociologu Bekim Selishta vlerëson se mbyllja e sportistëve në Qendrën e Studentëve dhe ekspozimi e rrezikimi i tyre për t’u infektuar me Koronavirus është i lehtë, andaj i bënë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të bëjë më shumë për sportistët në atë qendër e të mos të harrohen aty ashtu qysh janë harrua, që disa ditë, sepse duhet shumë vite përgatitje për t’u krijuar një sportist me rezultate, ndërsa mjafton një natë, me e humb atë.