DYLON

Daniel Serwer: Kërkesa e Grenelli sjell marrëveshje të keqe

Daniel Serwer: Kërkesa e Grenelli sjell marrëveshje të keqe
Avatar photo Redaksia

/ Serwer: Grenell ka kaluar plotësisht në anën e Serbisë/

Nga: Ismajl KURTESHI

Në intervistën për “Jeta në Kosovë” ish-drejtorit i Institutit të Paqes, ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, njohësit i mirë i rrethanave në Ballkan z. Daniel Serwer, përveç tjerash, në këtë intervistë thotë: Marrëveshja për të cilën po flitet në Prishtinë dhe Beograd është e keqe sepse kjo marrëveshje e sjell copëtimin territorial të Kosovës, formimin e asociacionit të komunave serbe përtej asaj që lejon Kushtetuta e Kosovës dhe nuk e garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB, sepse për anëtarësim në OKB duhet një marrëveshje në mes të SHBA-ve dhe Rusisë.

EkoHigjiena

Disa njerëz në Washington po bëjnë presion mbi Prishtinën, për ta arritur një marrëveshje bazuar në kërkesat e Serbisë, kurse Serbia e ka bërë të qartë se kërkon territore.

Kurse sa i përket heqjes së tarifës z. Serwer tha se propozimi i Albinit ishte i mirë, kurse Grenelli dëshiron heqjen e njëanshme të tarifës për të cilën mendoj se është ide e keqe.

Në pyetjen e gazetares nëse duhet apo nuk duhet të aprovohet kërkesa e Grenellit? Server tha se ju ndoshta jeni të detyruar ta bëni këtë për shkak të presionit të madh, por kjo do të ishte një marrëveshje e keqe.

Gazetarja thotë se, LDK po e akuzon Albin Kurtin, si antiamerikan, sepse nuk po e heq tarifën ashtu si po e kërkon Grenell. A e bënë kjo Kurtin antiamerikan? Jo nuk e bënë tha Serwer. Unë i kam thënë Thaçit se Grenell nuk është mik i Kosovës, ai ka kaluar plotësisht në anën e Serbisë tha Serwer.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.