DYLON

Lajmi i vitit për sportistët, Gjilanit do t’i renovohet palestra sportive

Lajmi i vitit për sportistët, Gjilanit do t’i renovohet palestra sportive
Avatar photo Redaksia

Nevoja për rehabilitimin e palestrës sportive është shqetësim i sportistëve herë pas here i artikuluar edhe publikisht.

Këtë problem, që mesa duket nuk do të jetë problem më, e ka zgjidhur tashmë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Projekti i tij, tashmë i miratuar në MEPT, dhe i gatshëm për tenderim, do ta sjellë në Gjilan palestrën e renovuar sportive, moderne e që i akomodon nevojat e sportistëve.

“Sporti është identiteti i Gjilanit dhe si i tillë duhet marrë seriozisht. Ne kemi nisur projektin tashmë të miratuar nga MEPT dhe të gatshëm për tenderim, për palestrën sportive që do t’i akomodojë sportistët tanë siç e meritojnë”, ka thënë kryetari Haziri.

“Përfshihet rehabilitimi i plotë i palestrës, ndërtimi i objektit të ri për akomodimin e sportistëve, 110 vendparkingje për klientë, pishina gjysmë-olimpike, krijimi i vendeve të reja të punës e plot benefite tjera. Sportistët tanë janë prioritet dhe ata duhet ta dinë që dorën e komunës do ta kenë gjithmonë aty për t’i ndihmuar”, ka shtuar kryetari Haziri.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.