DYLON

Hyseni: Mbi 300 mijë euro më shumë subvencione për të rinjtë, sportistët e artistët se më 2021

Hyseni: Mbi 300 mijë euro më shumë subvencione për të rinjtë, sportistët e artistët se më 2021
Avatar photo Redaksia

“Të rinjtë, sportistët dhe artistët e Komunës së Gjilanit, kanë përfituar mbështetje shumë më të madhe se në vitet paraprake. Po ashtu përmirësime progresive kanë ndodhur edhe në infrastrukturën e këtyre fushave”, thotë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregon se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka pasur aktivitete të shumta për promovimin e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore.

EkoHigjiena

“60 mijë euro e kishim buxhetin e planifikuar më 2021, derisa më 2022 e kemi rritur në 175 mijë euro, më 2023 në 280 mijë euro dhe më 2024 kemi arritur në vlerën e mbi 360 mijë euro për subvencionim të kulturës, rinisë e sportit”, tha Alban Hyseni.

Kreu i komunës, tregoi se vitin paraprak patën 300 mijë euro më shumë sesa më 2021.

Sipas tij ishin 19 thirrje publike nga DKRS-ja, ku nga fillimi i mandatit deri tash, ku dhe ndarja e mjeteve është bërë në mënyrë transparente.

“Derisa subvencionim i veçantë ofrohet për “Flakën e Janarit”, ku mjetet janë ndarë para mbajtjës së organizmit. Po ashtu subvencionet për programin e Galerisë së Arteve dhe subvencionet për më të mirët e vitit, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se subvencionet tjera përfshijnë kategoritë e veçanta, OVL-të dhe manifestimet e ndryshme për dëshmorët, si dhe subvencionimi i ekipeve që luajnë në Superligë, subvencionimi i Orkestrës Frymore si dhe mbështetja e vazhdueshme me transport për të gjitha ekipet e sportit dhe tifozëve.

Më tej ai tregon se është bërë digjitalizimi i një pjese të madhe të fushës e jetës kulturore në Gjilan (arkiva kulturore): ai i Muzeut Rajonal dhe Muzeut Etnologjik, ish-Burgu, ku mund të shihen në mënyrë të digjitalizuar në 3D.

Projekti tjetër ishte edhe digjitalizimi i bibliotekës dhe pasurimi me tituj të rinj, ku janë mbi 20 milionë tituj të qasshëm dhe në proces është furnizimi me tabletë të mençur Digjitalizimi (Realitet virtual) 360*.

Kryetari lavdërohet me realizimin e projektit kapital për ndërtimi i Kult Qendrës ( Teatër, Galeri dhe hapësira të tjera të reja, ku po ashtu pritet të bëhet funksionalizimi i Kinemasë) ku vlera ë këtij projekti është 1.2 milionë euro.

“Është nënshkruar kontrata me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, për rinovimin e Palestrës së Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha Hyseni.

I pari i komunës, shtoi se po ashtu do të nis renovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër, ku është shpallur tenderi në prokurimi për renovim. Hartimi i projektit për renovimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Cërnicë, ku renovimi do të nisë gjatë këtij viti dhe se mjetet janë të ndara.

Sa i përket “Flakës së Janarit”, kryetari Alban Hyseni, tregoi se janë mbajtur 7 dëgjime publike me komunitetin artistik për ristrukturimin e manifestimit, e që pastaj janë inkor poruar të gjitha në thirrjen publike, në mënyrë që festivali të jetë ashtu siç e duan artistët.

Më tej kryetari, tha se janë në hartim e sipër dy projekte ai për renovimin e Teatrit të Qytetit dhe tjetri për Sallën e hapur koncertale.

Në proces e sipër është themelimi i Galerisë së Arteve të Qytetit, ndërsa në proces është Themelimi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Qytetit, i cili nuk po votohet nga Kuvendi Komunal, thotë Hyseni /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.