Këto ditë veprimtarët nga Lugina e Preshevës të përfaqësuar nga Fatmir Arifi, në një takim joformal në Prishtinë i vizitoi dhe lideri i shqiptarëve nga Maqedonia, Ali Ahmeti.
Temë e diskutimit ishte proceset politike, që aktualisht po zhvillohen në hapësirën shqiptare e në veçanti, lidhur me Luginën e Preshevës.
Temë e diskutimit, ndër tjerash ishte edhe çështja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithnjë sipas burimeve, në këtë takim u dakorduan që të drejtat historike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të zbatohen sipas parimit të reciprocitetit.