Kryesia e Forumit Rinor e AKR-së, sot në mbledhjen e rregullt, ndër të tjera ka shqyrtuar dhe miratuar Planin e Aktiviteteve, plan që do zbatohet në periudhën vijuese(Prill dhe Maj), njëherësh janë diskutuar projektet dhe bashkëpunimet me organizatat ndërkombëtare të cilat po thellohen çdo ditë e më shumë.
Gjithashtu, sot është zgjedhur edhe Sekretari Organizativ i Forumit Rinor, në nivel qendror, detyrë kjo të cilën kryesia ia ka besuar anëtarit të devotshëm, inxhinierit Sytrim Syla, i cili vlerësohet për kontributin shumë të çmuar të dhënë për kauzat e AKR-së dhe gjithë Republikës së Kosovës.