DYLON

Ibrahimi: AKR-ja, si parti demokratike-liberale, target të veçantë në programin e saj e ka barazinë gjinore

Ibrahimi: AKR-ja, si parti demokratike-liberale, target të veçantë në programin e saj e ka barazinë gjinore
Avatar photo Redaksia

“Isha i privilegjuar që në emër të Behgjet Pacolli,  Presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), të marrë pjesë në punimet e Forumit Zgjedhor të Gruas, në degën e AKR-së në Gjilan. Barazia gjinore, që në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të jetë për t’u dëshiruar, është kruciale dhe jetike për ngritjen e nivelit kulturor e zhvillimor të shoqërisë në tërësi”, ka thënë Gëzim Ibrahimi, sekretar i Degës së AKR-së në Gjilan.

Sipas tij, AKR-ja, si parti demokratike-liberale, target të veçantë në programin dhe aktivitetet e saj, e ka barazinë gjinore, gjegjësisht krijimin e kushteve dhe rrethanave që mundësojnë barazinë e plotë të burrit dhe gruas në aktivitete, zgjedhje dhe vendimmarrje.

EkoHigjiena

Ibrahimi tha se edhe në këtë takim që kishte karakter zgjedhor dhe festiv, nuk u tejkalua vlerësimi i situatës aktuale politike, me theks të veçantë në pjesën veriore të vendit.

“Ishte mendim i përgjithshëm, se interesi i shtetit duhet të jetë mbi të gjitha. Duhet t’i flakim anash të gjitha mosmarrëveshjet, inatet, interesat partiake e individuale dhe së bashku e në koordinim të plotë me nunin e pavarësisë – SHBA-të, të punojmë për finalizimin e plotë të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Ibrahimi.

Përndryshe, Kryetare e Forumit të Gruas se Degës së AKR-së në Gjilan u zgjodh, Festina Kurteshi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.