SPAL ka arritur të sigurojë fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Juventusit, duke ia shtyrë kështu mysafirëve festën për titullin e tetë të Serisë A, të paktën deri nesër.
Juventusit i duhej të paktën një barazim në ndeshjen e sotshme kundër SPAL-it, megjithatë ndryshimet e mëdha në formacionin e parë bënë që Juventusi ta humbte këtë ndeshje.
Megjithatë, skuadra e Massimiliano Allegrit mund ta sigurojë titullin e kampionit të Serisë A për të tetin sezon radhazi vetëm disa orë më vonë, varësisht nga rezultati në ndeshjen e neserme të Napolit.
Kjo është vetëm disfata e dytë për këtë sezon për Juventusit. Megjithatë, përkundër këtij rezultati, Juventusi e mban pozitën e parë në tabelën e Serisë A dhe është 20 pikë para Napolit që nesër përballet me Chievon.