DYLON

Fitore minimale por e madhe e Dritës për ta bërë hapin tutje drejt titullit

Fitore minimale por e madhe e Dritës për ta bërë hapin tutje drejt titullit
Avatar photo Redaksia

Klubi i futbollit Drita ia ka arritur ta përmbyll javën e 28-të të Superligës së Kosovës në futboll me një fitore minimale por të madhe, ndaj skuadrës së Llapit,  i cili deri në ato momente kryesonte tabelën.

Tani skuadra gjilanase ka barazuar pikët me të, (nga 54 pikë), për t’i mbajtur pozitat dy e tre, ndërsa, Ballkani me fitoren e sotme ndaj Lirisë, rikthen vendin e parë, tani ka 56 pikë, pra vetëm dy pikë më shumë se Drita e Llapi.

EkoHigjiena

Sa më shumë po i afrohemi fundit të kampionatit aq që interesante dhe më e fortë po bëhet gara për titull kampioni.

Kur jemi te ndeshja e sotme, vendosi goli i Blend Bsaftiut në minutën e 42-të të takimit. për skuadrën e mbështetur nga “intelektualët”, që tri pikët, për rëndësinë e të cilëve pikë, kishin folur ditë më parë, edhe kryetrajneri  i Dritës, Zekirija Ramadani dhe lojtari Almir Ajzeraj, të  mbesin në arkën e klubit gjilanas.

Përndryshe, kur jemi te tri skuadrat e kreut të tabelës, në javë ne 29-të,  Drita takohet me Lirinë, Llapi është mysafirë të Dukagjini dhe edhe Ballkani udhëton për tu ballafaquar me Feronikelin ’74.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.