DYLON

Drita shënon fitore, rikthehet fuqishëm në garë për titull

Drita shënon fitore, rikthehet fuqishëm në garë për titull
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Drita ka shënuar fitore ndaj KF Dukagjinit, me rezultat 2:0, dhe barazimet e Ballkanit dje, si dhe e Llapit sot, bëjnë që skuadra gjilanase të rikthehet fuqishëm në garë për titull. 

Përndryshe, kur jemi te ballafaqimi i sotëm, Drita ka shënuar fitore me rezultat 2:0, me golat e shënuar, në pjesëlojën e dytë nga Raddy Ovouka, në minutën e 55-të, të takimit dhe Samson Ebuka Obioha, që e dyfishoi epërsinë në minutën e 71-të. 

EkoHigjiena

Tani bardh e kaltërtit kanë vetëm dy pikë më pak se lideri i renditjes.  Ballkani i pari ka 45 pikë, Llapi i dyti ka 44 pikë dhe Drita e treta me 43 pikë.

Përndryshe, dy takimet tjera përveç që janë përmbyllua pa fitues ato janë përmbyll edhe pa gola.

Llapi-Prishtina 0:0
Liria-Fushë Kosova 0:0

Në javën e 23-të, Drita luan si mysafire e Fushë Kosovës. Ndërkohë skuadra tjetre gjilanase, SC Gjilani ,që ka 22 pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë, do të luaj ndeshjen e javës së 23-të, në terren të vet kundër Malishevës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.