• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Bujanoc Gjilan Info+ Lugina Preshevë

Gjilani i gatshëm t’i trajtojë edhe rastet me COVID-19 që mund të vijnë nga Lugina, institucionet në Bujanoc e Preshevë heshtin!

Redaksia 2LONLINE 26 Maj, 2020 6 min
 Gjilani i gatshëm t’i trajtojë edhe rastet me COVID-19 që mund të vijnë nga Lugina, institucionet në Bujanoc e Preshevë heshtin!

Se a janë të gatshëm për t’i pritur shqiptarët e Luginës, nëse kërkojnë shërbime mjekësore për COVID 19 dhe shërbime tjera në Gjilan, Kryetari i komunës, Lutfi Haziri si dhe Ukshin Ismajli, drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kanë pohuar njëzëri që kjo komunë ka gatishmëri të plotë për këtë çështje. Në anën tjetër, pyetjet në adresë të krerëve të Komunave Bujanoc e Preshevë, kanë mbetur pa përgjigje.

Përndryshe, Kreu i Komunës, Lutfi Haziri ka thënë se definitivit Gjilani është i gatshëm të pranojë e trajtojë shqiptarët e Luginës, të dyshuar për COVID-19, por edhe për shërbime tjera shëndetësore.

Haziri ka thënë se në çdo formë e sidomos në kohë pandemia, janë të gatshëm për bashkëpunim të përditshëm me institucionet drejtuese në Luginë, si me Bujanoc Preshevë, e Medvegjë.

“Jemi të gatshëm, në çdo kohë dhe për çdo nevojë, përfshirë edhe kujdesin shëndetësor, përmes Qendrës Regjionale të Shëndetit Publik, Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit si dhe autoritetet tjera tona, për të bashkëpunuar, pranuar dhe përballuar bashkë gjendjen me pandemi”, ka thënë Haziri.

Në lidhje me atë se a do të duhet që përfaqësuesit e Luginës (Bujanoc e Preshevë), të bëjnë ndonjë kërkesë zyrtare për këtë çështje, i pari i komunës së Gjilanit ka thënë se natyrisht që duhet koordinimi ndërinstitucional.

Ndërsa, kur jemi te çështja se si mund të organizohet një transport i pacientëve të Luginës në drejtim të Gjilanit, Haziri ka thënë se i kanë punët e ndara në Qendrën Operative Emergjente, për të menaxhuar situatën, në këtë rast me pandeminë, dhe se transportin e organizojnë përmes Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), të Gjilanit.

“Ekipi ynë i mjekëve është i mobilizuar. Është ekipi i njëjtë që pret dhe kontrollon edhe vendkalimet kufitare. Ata kanë veshje dhe mjete adekuate kundër infeksionit. Pra, organizohet përmes ndihmës së shpejtë të komunës së Gjilanit. Qendra Regjionale e Shëndetit Publik merret me testimin dhe mandej komuna merret me izolimin e rastit, sepse ne duhet ta vendosim në karantinë, mundemi edhe brenda territorit të komunës së Gjilanit. Pastaj kujdesemi për të, në raste ekstreme, e furnizojmë me ushqim, me barna, me kontrolle shëndetësore e nevoja tjera. Por unë uroj që të mos ketë të infektuar nga Lugina”, ka thënë i pari i komunës ës Gjilanit, Lutfi Haziri.

Edhe, Ukshin Ismajli, drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit tha se me kënaqësinë më të madhe të mundshme përherë ka potencuar se Spitali i Gjilanit ka qenë gjithmonë i gatshëm, në çdo kohë, për t’i ofruar shërbime shëndetësore të gjithëve në Kosovën Lindore dhe është edhe sot i gatshëm për të ofruar çdo shërbim të mundshëm.

Se si do të trajtohen ata që mund të vijnë me simptoma të infektimit me COVID-19, Dr Ismajli theksoi se edhe ata do të trajtohen si krejt qytetarët tjerë që i trajtojnë në këtë Spital. Pra, kryhen procedurat e njëjta, merren anamneza, u matet temperatura dhe nëse Spitali ka mundësi ta mbajë këtu pacientin e bënë një gjë të tillë, nëse jo, atëherë e referojnë rastin për në Prishtinë.

Kur jemi te transporti i mundshëm i pacientëve nga Lugina, Dr Ismajl itha se fatkeqësisht Spitali se bënë këtë, por fatmirësisht, është Qendra e Mjekësisë Familjare që e bënë këtë, ashtu siç ka thënë edhe kreu i komunës.

Ai tregoi se si mund të merret pacienti nga kufiri, ku fillimisht thirret Qendra Emergjente, pastaj njoftohet Mjekësia Familjare e cila pastaj mund të shkojë deri në kufi dhe ta marr pacientin e dyshuar.

Përndryshe, kur jemi te të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Gjilanit, kjo komuna ka të regjistruar, deri më sot, 83 raste me të infektuar, prej të cilëve 49 janë shëruar 32 raste janë aktive kur të infektuarit janë në vetizolim dhe fatkeqësisht ka pasur edhe 2 raste që kanë përfunduar me vdekje.

Nga ana tjetër, redaksia e Portalit Titulli.com ka provuar ta adresojë ktë temë edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe me atë të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, por nuk ka marrë përgjigje, në pyetjet e bëra në lidhje me këtë temë.

Redaksia e Titulli.com, të dy kryetarëve të përmendur u kishte dërguar këto pyetje?!

1.Në kohë të fundit kemi disa muhabete për ndihmën e personelit shëndetësorë nga Kosova për të ndihmuar shqiptarët në Luginë të Preshevës. Sa është e gatshme komuna e Bujanocit (Preshevës) të sigurojë transportin e pacientëve shqiptarë që mundë të jenë të infektuar me COVID-19 dhe të dërgojë në Spitalin e Gjilani?

2. Nëse përfaqësues të komunës së Gjilanit dhe Spitalit të përgjithshëm në Gjilan shprehin gatishmëri për trajtimin e pacientëve shqiptarë të infektuar me COVID-19 nga Bujanoci dhe Presheva, a jeni gati të koordinoni me këta të përmendurit, për këtë çështje?

/Ky artikull është bërë në bashkëpunim mes redaksisë së Portalit 2LONLINE.com në Gjilan dhe redaksisë së Portalit TITULLI.com në Bujanoc/

Spitali i Gjilanit
Spitali i Gjilanit
Lutfi Haziri
Ukshin Ismajli

 

Etiketa:2lonliine aktuale Bujanoc COVID 19 Gjilan Kosova Lugina Preshevë Titulli
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin

28 Qershor, 2022
Info+

Kryetari Haliti u prit në takim nga Ilaz Ramajli, ish kryetar i

28 Qershor, 2022
Policia

Angazhimet policore lidhur me planin operativ ”Vidovdani 2022”

28 Qershor, 2022
Shneta

Në tri ditët e fundit, 66 të lënduar në aksidente trafiku kërkuan

28 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin veror

28 Qershor, 2022

Angazhimet policore lidhur me planin operativ ”Vidovdani 2022”

28 Qershor, 2022

Jusuf Buxhovi dhuron mbi 100 libra për bibliotekën “Ramadan Musliu”

28 Qershor, 2022

Më 29.06.2022, Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës – Ja rendi i punës

28 Qershor, 2022

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com