DYLON

Kosova U21 në hendboll po shkruan historinë, sonte sfida tjetër

Kosova U21 në hendboll po shkruan historinë, sonte sfida tjetër
Avatar photo Elife Sherifi

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka bërë edhe një hap drejt kualifikimit në botëror. Kombëtarja jonë të premten e ka mposhtur Nigerinë me rezultat bindës, 34:21.

Djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri kanë dominuar plotësisht ndaj Nigerisë dhe kanë arritur tjetër fitore bindëse pas asaj ndaj Taipeit Kinez (31:23).

Kështu, Kosova U21 në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental ka kaluar prej vendit të parë në grupin A. Taipei Kinez ka kaluar poashtu në gjysmëfinale nga grupi A, ndërsa Nigeria ka mbetur e treta në grup dhe do të luajë për plasman.

EkoHigjiena

Në grupin B, SHBA ka dalur e para me 4 pikë. Paraguaji renditet i dyti me 2 pikë, ndërsa Australia e treta pa pikë. Në gjysmëfinale, të shtunën, Kosova luan me Paraguajin (19:00), ndërsa SHBA takohet me Taipein Kinez.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.