Drin Kokaj dhe Era Shala janë dy sportistët e vetëm që do ta përfaqësojnë Kosovën në LOD për të Rinj, “Llozana 2020”, të cilat mbahen prej 9 – 22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.
Të dy janë pritur nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut, si dhe trajnerët: Feim Kollçaku e Bujar Turjaka.
Skitarët, Kokaj e Shala, janë shprehur optimist se do të arrijnë rezultate të kënaqshme. Të dy pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike për të Rinj e kanë quajtur realizim të ëndrrës.
Trajnerët kanë deklaruar se falë përgatitjeve të bëra për disa javë dhe garave në të cilat kanë marrë pjesë, garuesit janë të gatshëm për sfidat që i presin në LOD për të Rinj “Llozana 2020”.