DYLON

Kina hedh në hapësirë raketën më të fuqishme në botë, synon planetin Mars

Kina hedh në hapësirë raketën më të fuqishme në botë, synon planetin Mars
Avatar photo Elife Sherifi

Kina ka hedhur në hapësirë një nga raketat më të fuqishme në botë, duke bërë kështu një hap më shumë drejt misionit të tyre për të dërguar një robot në Mars brenda vitit 2020.

Raketa “Long March 5” u nis që nga baza në Uençang, në ishullin Hainan, këtë të premte, duke mbartur një satelit Shixhian 20.

Raketa u lëshua në orën 12:45, dhe sateliti u dërgua në orbitë pas 33 minutash, sipas agjencisë kineze të lajmeve, Çinhua. Suksesi i “Long March 5” vjen pas problemeve që patën në vitin 2017, kur hedhja në hapësirë nuk u realizua dot.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.