“Homazhet në mëngjes tek Varrezat e Dëshmorëve, së bashku me të gjithë kandidatët për asambelistë, shënuan fillimin e aktiviteteve të bujshme për sot”, ka thënë Faton Bislimi, bartës i Listës së kandidatëve për asamble komunale nga radhët e LDK-së.
Sipas Bislimit, shtetësia dhe pavarësia e Republikës sonë janë rezultat madhor që më së shumti i dedikohet atyre që sot nuk janë më me ne, por që pushojnë të qetë në altarin e lirisë.
“Në rrugëtimin tonë të gjatë e të vështirë për të arritur deri këtu, Gjilani ynë, Gjilani i Idriz Seferit e Mulla Idriz Gjilanit, i Nuhi Berishës e Rexhep Malës, por edhe i Agim Ramadanit dhe shumë e shumë dëshmorëve të tjerë, gjithmonë ka dhënë kontributin e tij meritor dhe ka trasuar rrugën e shtetndërtimit”, ka thënë Bislimi i LDK-së.
Ai shtoi se përulja para dëshmorëve është besatimi më i mirë që lidhë amanetin e tyre me punën tonë, lidhë të kaluarën me të ardhmen dhe lidhë besën me shpresën për Gjilanin nën lidershipin e Kryetarit Lutfi Haziri, edhe për mandatin e ardhshëm.
“Me LDK-në, pas 22 tetorit, punët e mira dhe suksesi për Komunën tonë veç sa do të rriten”, ka thënë Faton Bislimi, bartës i Listës së kandidatëve për asamble komunale nga radhët e LDK-së.
Sponsorizuar nga Faton Bislimi