Klinika e Gastroenterologjisë ka tejkaluar parashikimet, duke ofruar qindra shërbime të gastroskopisë dhe kolonoskopisë brenda periudhës nëntor- dhjetor 2021, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Klinika e Gastroenterologjisë ka tejkaluar parashikimet, duke ofruar qindra shërbime të gastroskopisë dhe kolonoskopisë brenda periudhës nëntor- dhjetor 2021.
Gjatë 23 ditëve të këtij muaji, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 160 procedura të gastroskopisë.
Një muaj më herët, në nëntor, ndërkaq, janë bërë 126 kolonoskopi, sipas të dhënave nga raporti i punës.
Kësisoj, lista e pritjes, shumë e gjatë në fillim të vitit, deri në 6 muaj, tash është zvogëluar dhe pacientët presin deri në 1 muaj për të marrë këto shërbime, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK). /2LONLINE/