DYLON

ShSKUK: Fëmijës 11 vjeçar i hiqet një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes

ShSKUK: Fëmijës 11 vjeçar i hiqet një figurë e shahut nga rrugët e frymëmarrjes
Avatar photo Redaksia

Një fëmije 11 vjeçar i është shpëtuar jeta, pas komplikimeve që kishte pësuar si pasojë e pakujdesisë, ku një figurë e shahut, i kishte kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

Fëmija së pari ishte sjellë nga familjarët në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe saturim të oksigjenit – 69, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

EkoHigjiena

Nga Shërbimi Klinik Emergjent, i mbështetur me oksigjeno-terapi, transferohet në sallën e Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) të QKUK-së, ku edhe bëhet Trakeobronkoskopia me bronkoskop rigjid dhe arrihet të largohet trupi i huaj (figurë shahu) nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes.

Ndërhyrja ishte shumë e vështirë për shkak të dimensionit të madh të trupit të huaj dhe pozitës së tij në rrugët e frymëmarrjes.

Ekipi operatorë i udhëhequr nga Dr.Refki Krasniqi, specialist i ORL-së, në mbështetje ishin edhe Dr.Arsim Elezaj, ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë, Dr. Dafina Kurti, Dr. Eranda Dragusha, teknik i anestezisë, Afrim Jashari specializantët, Dr. Dafina Restelica, Dr. Adelina Laçaj , instrumentare, Ganimete Sylmetaj.

Ekipi i Emergjencës në përbërje të Dr. Kadri Çeta, teknikët e emergjencës Shkelzen Bresilla, Arta Makolli.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.