DYLON

Në QKUK, 70 gra rikonstruktuan gjirin

Në QKUK, 70 gra rikonstruktuan gjirin
Avatar photo Redaksia

Klinika e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka shënuar përparim të madh sa i përket përkrahjes së grave që janë të diagnostikuara dhe trajtuara me kancer të gjirit, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në këtë vit, në këtë klinikë janë operuar 70 gra, duke bërë rikonstruktim të gjirit, përmes operacionit, me përkrahje dhe nga Klinika e Anesteziologjisë dhe profilet e tjera infermierore që poashtu kanë dhënë kontribut të çmuar.

EkoHigjiena

Stafi mjekësor ka përdorur disa opsione për rikonstruksionin e gjirit, duke përfshirë përdorimin e implanteve, transplantimin e indeve të vetë pacientit (si përdorimi i indeve nga barku ose shpina), dhe kombinime të metodave.

Zgjedhja e teknikës varet nga nevojat dhe preferencat e pacientit, gjendja e indeve pas trajtimeve të mëparshme dhe faktorë të tjerë mjekësorë.

Përmes këtyre është arritur suksesi estetik dhe funksional, meqë përmes e konstruksionit modern synohet të sigurohet një pamje natyrale dhe të ruhet ndjeshmëria e lëkurës sa më shumë të jetë e mundur.

Një rezultat estetik i kënaqshëm dhe simetria mes gjirit të rikonstruktuar dhe gjirit natyral është një masë e rëndësishme e suksesit.

Poashtu, është arritur përmirësimi i cilësisë së jetës, meqë rikonstruksioni i gjirit mund të ndihmojë shumë gra të përballojnë më mirë pasojat psikologjike të mastektomisë ( heqjes së gjirit), duke përmirësuar vetëbesimin dhe mirëqenien emocionale.

Përparimet në teknikat kirurgjikale dhe kujdesin post-operativ kanë ulur shkallën e komplikimeve në mënyrë të ndjeshme.

Pajisjet e nevojshme dhe materiali janë siguruar nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.