DYLON

Për herë të parë në QKUK po realizohen operimet në zemër përmes metodës minimale invazive dhe endoskopike

Për herë të parë në QKUK po realizohen operimet në zemër përmes metodës minimale invazive dhe endoskopike
Avatar photo Redaksia

Për herë të parë në Kosovë, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës po realizohen operimet në zemër përmes metodës minimale invazive dhe endoskopike, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, nga dita e djeshme po qëndron për vizitë pune, drejtori i Kardiokirurgjisë së Spitalit Universitar të Cyrihut dhe njëkohësisht udhëheqës i Alliances për Kardiokirurgji (Spitali Universitar i Cyrihut, Spitali i qytetit te Cyrihut dhe Spitali kantonal i Cyrihut) Prof. dr. Omer Xhemaili.

EkoHigjiena

Ai është pritur në takim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari dhe dr. Ardian Shefkiu, të shoqëruar nga Dr. Shpejtim Shurdhiqi, drejtor i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë.

Gjatë takimit u vlerësua kontributi dhe përkrahja e profesor Xhemailit, e cila do t’i shërbejë edhe për kardiokirurgët e QKUK-së.

Profesor Xhemaili së bashku me stafin e Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë të udhëhequr nga Drejtori i klinikës, Dr. Shurdhiqi kanë realizuar me suksese riparimin e valvulës mitrale tek disa pacientë përmes metodës minimale invazive endoskopike, metodë që realizohet përmes një prerje rreth 5 centimetra, në hapësirat ndër brinjore duke bërë riparimin apo ndërrimin e valvulës, pa pasur nevojë të hapet dërrasa e gjoksit-sternumi.

Kontributi dhe gatishmëria e Profesor Xhemailit në trajnimin e stafit të Kardiokirurgjisë me këto metoda minimale invazive paraqesin hap drejt zhvillimit të Kardiokirurgjisë me metoda të avancuara, të cilat në të ardhmen do të shtohen në numrin e procedurave operative kardiokirurgjike në QKUK, njoftn ShSKUK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.