DYLON

Në Spitalin e Gjilanit u ligjëruan dy tema mjaft të rëndësishme për shëndetin

Në Spitalin e Gjilanit u ligjëruan dy tema mjaft të rëndësishme për shëndetin
Avatar photo Redaksia

“Sot në Spitalin e Pergjitëshëm në Gjilan u ligjëruan dy tema mjaft të rëndësishme për profesionin tonë, nën organizimin e drejtoreshës së infermierisë, MSc. Vlora Shalaj, dhe koordinatorit të QEV-it (Qendra e Edukimit Profesional), z. Xhavit Ramadani”, thuhet në njoftimin e  Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. 

Tema e parë, Kujdesi infermieror dhe hapat e ekzaminimit patologjik, u prezantua nga kryeinfermierja e Patologjisë, znj. Nazlie Sadiku. Kjo temë na dha një pasqyrë të qartë mbi rolin tonë në mbështetjen e procesit diagnostik dhe menaxhimin e sëmundjeve përmes patologjisë, duke theksuar rëndësinë e kujdesit të duhur infermieror në këtë fushë.

EkoHigjiena

Tema e dytë, Kujdesi infermieror te pacientët me variqel, u prezantua nga infermierja e repartit të Infektives, znj. Violeta Salihu.

Ajo na informoi mbi protokollet dhe kujdesin e veçantë që kërkohet për menaxhimin e sëmundjeve infektive, me qëllim mbrojtjen e pacientëve dhe stafit nga përhapja e infeksioneve.

Këto ligjërata janë pjesë e një vazhdimësie të temave të akredituara nga Oda e Infermierisë dhe janë një mundësi për rritjen e njohurive dhe aftësive tona profesionale.

Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe angazhimin tuaj, duke e bërë të mundur që standardet e kujdesit tonë infermieror të jenë gjithnjë në përmirësim, thuhet në njoftimin e  Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.