DYLON

Alban Hyseni: Sportistët e sportdashësit e Grykës së Karadakut aktivitetet sportive do t`i zhvillojnë e t`i ndjekin në një objekt bashkëkohor

Alban Hyseni: Sportistët e sportdashësit e Grykës së Karadakut aktivitetet sportive do t`i zhvillojnë e t`i ndjekin në një objekt bashkëkohor
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka shoqëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, gjatë vizitës në Zhegër, ku kanë rifilluar punët në palestrën e sporteve, ka thënë ndër tjerash se sportistët e sportdashësit e Grykës së Karadakut aktivitetet sportive do t`i zhvillojnë e t`i ndjekin në një objekt bashkëkohor.

I pari i Gjilanit,  ka bërë me dije se vlera e këtij projekti është 1.2 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda vitit 2022 dhe  se, sipas tij: “…ka, për t`iu dhënë mundësi sportistëve dhe sportdashësve të këtij lokaliteti të madh të Grykës së Karadakut që aktivitetet sportive t`i zhvillojë e t`i ndjekë në një objekt bashkëkohor”.  

EkoHigjiena

Përndryshe, Palestra e Sporteve në Zhegër do të kapacitet prej 800 ulëseve dhe i plotëson nevojat e këtij lokaliteti, i cili ka edhe një klub hendbolli, KH Zhegra, që garon në Superligën e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.