Shkolla e mesme e lartë profesionale “Andrea Durrsaku”, në Kamenicë, është përzgjedhur në mesin e 20 shkollave në nivel vendi si bashkëpunëtore në realizimin e projekteve me ALLED2.
Programi “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës” do të zgjasë tri vite dhe projektet që pritet të realizohen përmes këtij program janë të fushave të ndryshme:
-Praktika profesionale e nxënësve të shkollës me bizneset publiko-private
-Paisja e shkollës me paisje të ndryshme, varësisht nga nevojat dhe kërkesat e aktiveve profesionale
-Paisja e mësimdhënësve me literaturë profesionale.
I pari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, u shpreh entuziast dhe falënderues për këtë përzgjedhje nga ALLEN2 .
“Harmonizimi i arsimit me nevojat e tregut ka rëndësi të madhe për të rinjtë dhe shoqërinë në përgjithësi” tha ai.
Poashtu, edhe drejtori i shkollës Qamil Qehaja u shpreh mirënjohës, ndaj të gjithë atyre që po u ofrojnë të rinjëve të Kamenicës mundësi të reja në fusha të ndryshme profesionale.