DYLON

Gjilani përkujton prof. dr. Xhavit Ahmetin në 23-vjetorin e vdekjes tragjike

Gjilani përkujton prof. dr. Xhavit Ahmetin në 23-vjetorin e vdekjes tragjike
Avatar photo Redaksia

Në 23-vjetorin e vdekjes tragjike të prof. dr. Xhavit Ahmeti, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga kryesuesja Shpresa Kurteshi Emini dhe drejtorët komunal, kanë bërë homazhe tek busti i tij në kampusin e shkollave të mesme dhe tek lapidari në fshatin Përlepnicë.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka thënë se gjithmonë do të përkulen para veprës së madhe të Xhavit Ahmetit, duke thënë se ai ka qenë bashkëpunëtor i presidentit Rugova, për të shtuar se ai ka qenë i të gjithëve, jo vetëm i familjes.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini, pohoi se Xhavit Ahmeti vazhdon të mbetet gjithmonë njëri nga personalitetet, i cili me kapacitetin e tij profesional dhe njerëzor, ka dhënë shumë për arsimin shqip, për Gjilanin dhe për Kosovën.

EkoHigjiena

Në emër të familjes ka folur vëllai i Xhavit Ahmetit, ish ministri i Transportit, Qemajli, i cili e ka falënderuar Komunën e Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin për nderimin që po ia bëjnë figurës së tij.

“Për ne është ditë e rëndë dhe na kthen para 23 vjetësh në ditën e vdekjes, por këtë dhembje po na e largojnë njerëzit anë e mban Kosovës. Gjilani nuk e ka harruar asnjëherë respektin për figurën e Xhavit Ahmetit. Prandaj, përpos dhembjes e kemi edhe krenarinë”, tha Qemajl Ahmeti. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.