Sipas gazetës së madhe italiane, Tuttosport, Manchester Unitedi e ka intensifikuar interesimin për Paulo Dybalan së fundi dhe tani është duke biseduar me familjarët e Dybalas, të cilët veprojnë edhe si menaxherë të tij.
Ky lajm vjen vetëm një javë pasi vëllai dhe menaxheri i Dybalas, Gustavo, sugjeroi se 25-vjeçari mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës. Por, kjo deklaratë ishte para se të shkarkohej trajneri Massimiliano Allegri nga pozita e trajnerit.
Gazeta italiane nxit spekulimet se këtu bëhet fjalë për një shkëmbim mes Dybalas dhe mesfushorit Paul Pogba, i cili në vitin 2016 e la Juventusin për t’u kthyer në Manchester United.
Pogba së fundi mori pjesë në festën e lamtumirës së Andrea Barzaglit në Torino.