DYLON

Fenerbahçe ka refuzuar ofertë të majme nga United për Muriqin

Fenerbahçe ka refuzuar ofertë të majme nga United për Muriqin
Avatar photo Elife Sherifi

Mediat turke kanë zbuluar se Manchester Unitedi dështoi me një ofertë të janarit për sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqi. Sipas mediumit turk ‘Fotospor’, Fenerbahce ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga United për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës.

Agjenti i Muriqit, Haluk Canatar u raportua se kishte kërkuar një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh në kontratën e klientit të tij, por Feneri nuk pranoi, duke premtuar se do të linte lojtarin të largohej nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Qendërsulmuesi prizrenas, i cili ka 23 paraqitje dhe 8 gola për Kosovën, është në formë jetësore në ligën turke me 13 gola dhe pesë asistime në 20 ndeshje këtë sezon.

EkoHigjiena

Bordi i gjigantit turk mendon se forma e Muriqit është e tillë që ata mund të mbledhin deri në 50 milionë euro pas një sezoni të plotë.

Përveç Unitedit, interesim për yllin e Dardanëve kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur, Bournemouth dhe Burnley.