Guardiola takohet me drejtuesit e Juventusit, asgjë konkrete

Guardiola takohet me drejtuesit e Juventusit, asgjë konkrete

Trajneri i famshem, Pep Guardiola është takuar me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici në Milano, por trajneri spanjoll nuk pritet ta braktisë Manchester Cityt.

Sipas gazetarit të radios spanjolle Onda Cero, Mario Gago Huerta, Guardiola e shfrytëzoi udhëtimin e tij në Itali të martën për t’u takuar dhe biseduar me Paraticin.

Megjithatë, Gago thotë se ka shumë pak gjasa se katalonasi do të jetë zëvendësuesi i Massimiliano Allegrit në bankën e Juves, edhe pse City përballet me pezullim të mundshëm nga Liga e Kampionëve.

Për më tepër, qëllimi kryesor i vizitës së tij në Itali ka qenë një ngjarje bamirësie, duke qenë se sezoni i tij me klubin anglez ka përfunduar pasi e fitoi tripletën vendore të shtunën.

48-vjeçari theksoi të premten e kaluar se nuk do t’i bashkohet gjigantit italian.

KOMENTE