DYLON

Trajneri i United e shikoi ndeshjen Angli – Kosovë, Muriqi alternativë për Rashfordin

Trajneri i United e shikoi ndeshjen Angli – Kosovë, Muriqi alternativë për Rashfordin
Avatar photo Elife Sherifi

Mediumet turke kanë raportuar që një kohe që Manchester Unitedi është i interesuar ta transferojë, Vedat Muriqin për ta përforcuar repartin e sulmit. Sipas ‘Fanatik’, vetë trajneri Ole Gunnar Solskjaer e kishte shikuar ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë për ta parë se si luan kosovari.

Ndërsa, sot e përditshmja turke Fanatik raporton se trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e kishte shikuar personalisht ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë në stadiumin St. Mary’s në tetor të vitit të kaluar.

Anglia e kishte fituar atë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 me rezultat 5:3, mirëpo Muriqi kishte qenë mbresëlënës me një gol të shënuar dhe dy asistet për Valon Berishën.

EkoHigjiena

Lajmi  vazhdon duke pretenduar se trajneri norvegjez e sheh Muriqin si alternativë të përsosur për Marcus Rashfordin.

‘Fanatik’ më herët kishte raportuar se Fenerbahce ia ka vendosur çmimin prej 30 milionë funteve yllit kosovar, përkundër që verën e kaluar e blenë atë për vetëm 3 milionë euro.

Muriqi ka qenë mbresëlënës gjatë këtij sezoni me Fenerbahcen, duke i shënuar 13 gola dhe duke asistuar me pesë të tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.