Në shënimin e 11 -vjetorit të Pavarësisë së Kosovës SHFMU“Thimi Mitko” në Gjilan, shfaqi programin kulturo-artistik të cilin e nderuan me prezencën e tyre nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Fatmir Matoshi, drejtori i Drejtorisë së Arsimit z. Nazim Gagica, familjarë të Dëshmorëve dhe qytetarë të Gjilanit.
Një ditë e tillë për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle ishte plot angazhim, festë dhe krenari. ,,Një hap drejt suksesit” ishte aktiviteti i parë me të cilin filluan programin, ku me hapat e tyre të vegjël, nxënësit e klasëve të 1-ra dhe të 2- ta marshuan qendrës së qytetit.
Pas tyre, nxënësit e klasëve të 3-ta, të 4-ta dhe të 5- ta realizuan krosin në lokacionin nga stacioni i autobusëve deri te Teatri, dhe e tërë kjo e realizuar me mbështetjen e mësimdhënësve klasor I-V dhe mësimdhënësit e edukatës fizike.
Ky aktivitet u krye në bashkëpunim të vazhdueshëm me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku e pranishme ishte edhe ambulanca, me ç’rast janë marrë të gjitha masat paraprake për të kaluar çdo gjë në mënyrën më të mirë.
Në vazhdën e aktiviteteve tjera nga kjo shkollë u dha edhe programi kulturo- artistik nën përcjelljen e këngëve dhe valleve, pika këto të realizuara nga mësimdhënëset e muzikës…
Programi u përmbyllur me ekspozitën historike: “martirët e lirisë – të gjallë në kujtesën e popullit” , falë të cilëve ne sot festojmë të lirë- ekspozitë e realizuar nga historianët e shkollës Kosovare Rahimi dhe Ilir Sejdiu.