DYLON

Kurrë n’Kosovë s’do të ndalet kënga!

Kurrë n’Kosovë s’do të ndalet kënga!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Florim Zeqa

Të shtunën e kaluar, në 16 vjetorin e ri-shpalljes së Pavarësisë së Kosovës apo siq unë e parapelqejë të quaj, të njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, më 17.02.2024, nën organizimin e z. Florim Lumi, me moton “Të festojmë së bashku”, në Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV-Itali) u mbajt mbrëmje e zjarrtë festive me rapsodët e mirënjohur të “Bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli”.

EkoHigjiena

Pavarësia e Kosovës, ngjarja më e madhe e shekullit për shqiptarët

Kjo mbrëmje e hareshme dhe festive fillojë me këngë patriotike nga repertoari Rapsodëve Popullor, për të vazhduar me një fjalë përshendetëse të publicistit Florim Zeqa, i cili në fillim i përshendetit të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrjen në këtë eveniment festiv, duke ua uruar 16 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.

Një përshendetje të veçantë, publicisti Zeqa e bëri për rapsodët e mirënjohur, Të bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli, për organizatorin Florim Lumi dhe për Avokaten e parë shqiptare në Itali, zonjushen Ermira Zhuri.

Pavarësia e Kosovës është rezultat i sakrificave të gjata shekullore, është rezultat i bashkrendimit të forcave intelektuale dhe ushtarake, është bashkrendim i pendes dhe pushkës.

Pavarësia e Kosovës është e arritura më e madhe e shekullit. Andaj, e kemi për obligim ta ruajmë dhe forcojmë, zhvillojmë dhe çojmë përpara amanetin e dëshmorëve për bashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të përbashkët shqiptarë.

Publicisti Zeqa bëri thirrje për unitet dhe pajtim kombëtar çfarë e kishim përgjatë viteve të krenarisë kombëtare dhe periudhës së lavdishme të luftës çlirimtare.

Më pas, të pranishmit i përshendeti rapsodi popullor, Komandanti i Batalionit, njëherit edhe Komandant i Kazermës “Besim Ndrecaj” në Therancë, Gjenerali Zenel Zekolli, i cili ndër të tjera tha, “Partitë politike shkojnë e vijnë, kombi është një dhe i përjetshëm. Andaj, ju mërgimtarët nuk guxoni të ndaheni dhe përçaheni për parti politike. Politikanët nuk e kanë hallin e juve në mërgim, ata ju shfrytëzojnë vetëm për vota në prag të fushatave zgjedhore”.

Prekëse ishin rrëfimet e komandantit Zenel Zekolli për momentet e përjetuara gjatë luftës së lavdishme çlirimtare.

Mbrëmje e zjarrtë festive

Pas fjalëve përshendetëse dhe momenteve emocionale, fillon pjesa më e hareshme e kësaj mbrëmje festive me këngë të përzgjedhura nga repertorari rapsodëve popullor në frymën e pastër kombëtare jasht kornizave partiake.

Këngë pas kënge, valle pas vallje dhe këndimi të përbashkët, vjen edhe momenti kulmor i prerjës së Tortës së Pavarësisë, përgatitur nga organizatori Florim Lumi

Më pas u vazhdua me këngë të përzgjedhura patriotike nga rapsodët popullor deri në orët e hershme të mëngjesit të datës 18 Shkurt, duke e krijuar një atmosferë të zjarrtë festive!

Duhet cekur, se për zërimin u përkujdes “DJ ALBI” me teknologjinë e fundit audio-fonike, duke e ngritur në nivelin më të lartë atmosferën festive.

Në mesin e shumë mërgimtarëve, prezent në këtë mbrëmje festive ishin edhe këto personalitete: Hasan Shala (veprimtar), Fadil Bajraktari (veprimtar dhe organizator i turnireve në Futboll të Vogël, Lindita Idrizaj (veprimtare), Qamil Kroni (Komandant i Policisë në Prizren), Arben Bajrami (aktivist), biznesmen dhe afarist të dalluar, mysafir nga Bolzano dhe numër i madh i ish ushtarëve të UÇK-së me qëndrim në Itali.

Në fund, ia vlenë për të përshendetur nikoqirin, pronarin e lokalit Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV), afaristin e mirënjohur Mario Zhuri nga Shkodra, të cilin duhet falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë në një superambient festiv. Do të mbetej i mangët ky shkrim, pa e permendur dhe falenderuar Kuzhinjerën me përvojë të gjatë në fushën e Gastronomisë, zonjen Antoneta Zhuri (Nëna e Marios) për ushqimet e shijshme tradicionale, që i përgatiti enkas për festën e Pavarësisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.