DYLON

RDK e Gjilanit: Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës homazhe dhe vizitë familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit

RDK e Gjilanit: Për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës homazhe dhe vizitë familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit
Avatar photo Redaksia

“Sot për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës së bashku me Kryesinë e Rinisë Demokratike në Gjilan bëmë homazhe tek shtatorja e heroit Avdullah Tahiri ku u mirëpritëm nga djali i tij Iliri, poashtu vazhdën e homazheve e vazhduam edhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan dhe më pas vizituam familjen e heroit Kadri Zeka ku u mirëpritem nga Izmi Zeka dhe familja e tij”, ka bërë me dije Qëndrim Qerimi,  Kryetar i Rinisë Demokratike në PDK-në e Gjilanit.

“Mirnjohës e falenderues për veprat dhe rolin e tyre për çlirim të vendit. E ndjejë obligim moral t’u falenderohemi edhe heronjëve të gjallë që janë këtu,por në veçanti  atyre të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë ai. /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.