DYLON

Vitia me aktivitete të shumta ka shënuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Vitia me aktivitete të shumta ka shënuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Me aktivitete të ndryshme, që nga 15 shkurti në Viti, ka nisur shënimi i Festës së Pavarësisë së Kosovës, organizime këto që po mbahen nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport. Sot në orët e paradites, manifestimet kanë filluar me seancën solemne të Kuvendit komunal, ndërkaq më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti. Gjithashtu gjatë ditës së sotme pritet të mbahet edhe koncerti festiv si dhe një ekspozitë e hapur e pavarësisë.

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë foli për rëndësinë e kësaj dite.

EkoHigjiena

“ Sot po kujtojmë 17 shkurtin si një nga ngjarjet më kulmore historike për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kujtojmë këtë festë të madhe të pavarësisë së Kosovës për të cilën të gjithë se bashku punuam dhe sakrifikuam shumë”, u shpreh Aliu. Ai tha se 16 vjet më parë, konkretisht më 17 shkurt 2008, historia e Kosovës, u shkrua në një kapitull të ri. Sipas tij kjo datë shënoi një moment epokal në rrugën e këtij vendi drejt lirisë dhe pavarësisë së plotë.

Ndërsa kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, tha se me 17 shkurt në një seancë të jashëzonshme me një pikë të rendit të ditës ku Kosova është shpallur shtet i pavurar se demoraktik ku u kurorizua mundi dhe sakrifica.

Ai tha se pas vitit 1912 kur Kosova mbeti jashtë trojeve shqiptare vazhdoj rezitenca paqësore por edhe deri në luftën e UCK-së që Kosova të clirohet nga okupatorit të atëhershëm duke përmendur ndihmen edhe të faktorit ndërkombtarë dhe të NATOS-së. Ai tha institucionet duhet përherë të punojnë për të mirën e vendit dhe atë më të gjithë.

Ndërkaq nga OVL-UÇK në Viti , të pranishmit i ka përshëndetur z. Abdyl Bajrami, i cili ju uroj atyre edhe këtë festë shtetërore.

Më pas, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti, ku udhëheqës të Institucioneve komunale, Organizatave të dala nga lufta, Institucioneve tjera, organizatave e shoqatave jo qeveritare dhe qytetarw të tjerë, kanë vënë kurora lulesh.

Ndërkohë, shënimi i 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës, u karakterizua me një varg aktivitetesh kulturore e sportive në komunën e Vitisë. Gjatë ditës së djeshme u bë promovimi i librave të autorit Dr.Sc. Samet Dalipi kurse  janë mbajtur edhe disa aktivitete sportive.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.