Kryetari i USPE’së, Egzon Daku, ka kujtuar fillimin e rrugëtimi të themelimit të kësaj organizate para shtatë vitesh. Ai thotë se organizata u formua nga një grup studentësh si domosdoshmëri e kohës, si nevojë e jetës studentore, dhe si një frymë re për vendin dhe studentët.
Kjo është komunikata e plotë e USPE:
Të vetmes gjë që duhet ti trembemi është vetë frika, kështu ka thënë Franklin Rosvelt në një fjalim të tij. Pragmatisht frika është ajo që i ka bërë shumë gjëra të shuhen pa u nisur kurrë.
Frika nga dështimi, frika e pasojave, frika gjatë rrugëtimit, por vetëm guximtarëve ju prin fati, dhe vetëm punëtorëve suksesi!Të tillë ishin ata që themeluan këtë organizatë me 4 shkurt 2010, një grup studentësh, inovativ, energjik, vizionar e miq të mirë para së gjithash. Ata realizuan një ëndërr që u quajt Unionin i Studentëve Pro Europian.
Të vetmes gjë që duhet ti trembemi është vetë frika, kështu ka thënë Franklin Rosvelt në një fjalim të tij. Pragmatisht frika është ajo që i ka bërë shumë gjëra të shuhen pa u nisur kurrë.
“Frika nga dështimi, frika e pasojave, frika gjatë rrugëtimit, por vetëm guximtarëve ju prin fati, dhe vetëm punëtorëve suksesi!Të tillë ishin ata që themeluan këtë organizatë me 4 shkurt 2010, një grup studentësh, inovativ, energjik, vizionar e miq të mirë para së gjithash. Ata realizuan një ëndërr që u quajt Unionin i Studentëve Pro Europian”
Si domosdoshmëri e kohës, si nevojë e jetës studentore, si frymë re, themelohet ajo çka sot tingëllon fuqishëm në Republikën e Kosovës si USPE. Por nuk është aq vështirë të krijosh një organizatë sa është vështirë të e mbash atë. Në zgjedhjet e vitit 2010 USPE rangohet si e katërta, përkundër formave të ndryshme të presioneve e ndërhyrjen edhe të politikës, USPE arrin të qeverisë me Parlamentin e Studentëve. Puna e palodhshme, idetë dhe projektet inovative bënë që USPE të përqafohet nga shumë studentë.
Gjatë kësaj kohe shtrihet edhe në Universitetin e Prizrenit ku del fituese e zgjedhjeve atje. Në vitin 2012 USPE garon në zgjedhjet e radhës, jo vetëm duke qëndruar larg politikës por edhe duke u bërë ballë presioneve të tyre, e pambështetur financiarisht USPE rangohet e dyta në Universitetin e Prishtinës dhe e para në atë të Prizrenit dhe Gjilanit.
Kjo sepse studentët kishin dalluar vlerën, kishin dalluar parimet, sinqeritetin dhe seriozitetin e organizatës. Me struktura vazhdimisht të ripërtërira duke mbështetur gjithmonë studentët e shkëlqyeshëm USPE fiton zgjedhjet e vitit 2014 në UP, në UKZ dhe UGJFA.
Dhe sot, pas 7 vitesh e katër palë zgjedhjesh USPE është organizata më e madhe në vend, me rol të madh në jetën studentore, përfaqësimin më të madh studentor dhe vendimmarrjen për studentë.
Sot, u bënë 7 vjet dhe organizata rezulton me mbi 500 aktivitete të dokumentuara, duke filluar nga tryezat shkencore, debatet, trajnimet, e duke vazhduar me universitete verore dhe vizita studimore të ndryshme, me bashkëpunim të shkëlqyer brenda e jashtë vendit si dhe e nderuar me mirënjohje ndërkombëtare si organizatë masovike.
Sot, pas 7 vitesh nën ombrellën e USPE-së kanë dalë shumë jurist, ekonomist, regjisorë, mësues, arkitektë, doktorë, politikanë e asistentë universiteti.
Dhe që të gjithë ndajnë mendimin se është përvojë e jashtëzakonshme dhe shoqëri e mrekullueshme. Unë dua të ju pyes ju, a e kanë menduar vallë që do të arrin deri këtu ata që e nisën?Për të gjitha këto përulemi thellësisht para atyre që e nisën dhe gjithsecilit që në çfarë do forme kanë kontribuar që USPE të jetë këtu ku është!
Të nderuar anëtar të organizatës, të dashur mbështetës. Të gjithë ata që punojnë gabojnë, ata që nuk kanë gabuar nuk kanë provuar kurrë! Është shumë e lehtë të jesh komentator pasiv por është guxim të jesh ti ndryshimi që kërkon, duke u munduar çdo ditë për më të mirën e përbashkët. Gjithë secili nga ju e ndjen autenticitetin e çdo veprimi tonë, të painterferuar, sigurisht është kjo ajo që na bënë krenarë dhe dinjitoz në kauzën tonë! Është kjo kauzë dhe kjo ideologii origjinale që ka bërë të tjerët të drejtojnë gishtin tek ne kur i referohen “rinisë, rilindjes, alternativës, ndryshimit”…
Dikush edhe mund të pyes çfarë ka bërë USPE për studentët për Universitetin dhe vendin? USPE u jep mundësi të gjithëve me energji për punë, me vullnet të mirë, me dëshirë për lidership të jenë pjesë e saj dhe të sfidojnë veten në mikropolitikat studentore që të kalisin për jetë.
USPE me aktivitetet e saj largon studentin nga humbja kuantitative e kohës.
Jeta është dinamizuar shumë e bashkë me këtë ka evoluar edhe jeta e një studenti, në USPE gjeni diçka ndryshe nga mediokriteti i përditshëm. USPE ka sjellë një mendësi të re në shoqërinë ku është shtrirë, mendësi progresive dhe të paanshme. Kjo mendësi është ajo që sot po kërkohet në vendin tonë e do të kërkohet edhe më shumë. Sepse shteti është në nevojë për njerëz që mendojnë çfarë ti japin shtetit e jo vetëm që kërkojnë nga shteti!
Unë në USPE kam mësuar se lumturia nuk vjen vetëm nga paraja por është gëzim i arritjes, emocion i përpjekjeve të përbashkëta krijuese.”
Egzon Daku, kryetar i Unionit të Studentëve Pro Europian